Staf
   Studentė
   Alumni
   Media
| Google+ |

 

 
 

 


 

Besa

HOMEPAGE


BESA E BUJARËVE SHQIPTARE

"Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë" u shkrua nga Artur Shkurti në 2009. Ajo synon të konkretizojë idenë e Pashko Vasës "Besa e shqiptarit është shqiptaria" dhe të Lasgush Poradecit "Leu dhe la për Trashëgim, me nderim e me qëndrim Besa jonë e Shentëruar". Këtë libri e bën përmes përmbledhjes së mendimit të shprehur nga poetët shqiptarë. Libri është vërtetë një përmbledhje poezish, por ai nuk është antologji. 
Pas librit "Besa" është botuar libri "Gjuha shqipe" i cili është vazhdim i mendimeve të "Besës" në kontekstin e shkollës shqipe. Ndërsa në librin "Besa" vendoset theksi nëFaltoren e Bujarëve Shqiptarë, si institucion edukativ fetar shqiptar që edukon Besën, në librin "Gjuha shqipe", Shkolla Shqipe bëhet Faltore e Bujarëve shqiptare.
"Gjuha shqipe" për Olimpiadën Kombëtare është përgatitur nga Artur Shkurti, dhe është një përmbledhje e poezive këshilluese-orientuese të Naim Frashërit në një këndvështrim të veçantë thuajse-fetar, një përmbledhje e fjalëve të urta të Sami Frashërit, poezi të poetëve shqiptarë kushtuar Naim Frashërit, programet e gjuhës shqipe për klasat 1-9 dhe artikujve të Artur Shkurtit lidhur me rolin e Rilindjes Kombëtare në shkollën shqipe. Libri mund të quhet edhe volumi nr.2 i librit "Besa, feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë", Artur Shkurti.
 Magjia e Rilindjes Kombëtare, shkruar nga Prof. Albert Frashëri
Përmbledhje e artikujve për rolin e Rilindjes Kombëtare dhe e figurave qëndrore të saj formimin e kombit dhe shtetit shqiptar. Është pjesë e librave të kolanës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. 

 

 

 

 

Kliko foton