Cambridge
   International
   School
   * * * * *
| Google+ |

 

 
 




 
 
 
Krahasoni KOHĖN MĖSIMORE qė ju jep shkolla juaj private me kohėn mėsimore qė jep
Data e artikullit: 2017-09-01

KRAHASONI KOHËT TONA MËSIMORE ME KOHËT E SHKOLLËS SUAJ PRIVATE

Në vlerësimin e ofertës së shkollës rrallë shumë rrallë prindër e kanë mendjen tek një nga faktorët kyç të cilësië: sasia e kohës mësimore që ofron një shkollë. Prindërit interesohen vetëm “kur hyn” e “kur del”, por harrojnë të vlerësojnë raportin pushim-mësim që një shkollë private ka.

“Udha e shkronjave” ka bërë një studim lidhur me këtë dhe rezulton:

Shkollat shtetërore e kanë këtë raport mesatarisht 16%.
Shkolla “Udha e shkronjave” e ka 22%.
Shumica e shkollave private këtë raport e ka 30-40%.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se shumica e shkollave private kohën e qëndrimit në shkollë e kanë mbushur me më shumë pushim ose veprimtari që nuk kanë të bëjnë me mësimin (si mëngjesi, dreka). Kjo redukton ndjeshëm sasinë e mësimit që marrin nxënësit dhe pastaj kjo ndikon në një cilësi më të dobët.

ORËT KOLEKTIVE

“Udha e shkronjave” është e vetmja që ofron 315 minuta mësim çdo ditë. Me mësim kuptojmë mësimin me shpjegim dhe jo orët e studimit. Me mësim kuptojmë mësimin e një lënde që ka një program fillestar dhe që ka detyra për të arritur dhe jo kalimin e kohës në mënyrë të kulturuar (pa objektiva programore). Na vjen keq që prindërit nuk e kanë vënë re që ka shkolla ku fëmija qëndron në shkollë po aq sa tek ne por ndonjëherë bën më pak 40% mësim se tek ne dhe çmimi i shkollës së tyre është po aq sa tek ne. Ne bëjmë 7 orë mësim e ata bëjnë 5 orë mësim dhe prindi përsëri thotë “Njëlloj me ju qëndrojnë në shkollë”.

ORËT INDIVIDUALE

Orët individuale, janë kohë e fshehtë që nuk bie shpesh në sy, dhe që nuk matet, por ajo ekziston dhe është një nga kyçet e suksesit tonë. Koha individuale që përfiton nxënësi në shkollën “Udha e shkronjave” llogaritet në këtë mënyrë: Nëse në shkollën “Udha e shkronjave” mesatarja e numrit të nxënësve në klasë është 8 nxënës, atëherë koha jonë është 50% më shumë se në një klasë me 12 vetë, 100% më shumë se në një klasë me 16 vetë, 150% më shumë se në një klasë me 20 vetë, 200% më shumë se në një klasë me 24 vetë, 250% më shumë se në një klasë me 28 nxënës.

KUJDES: Nëse ne bëjmë 1225 orë në vit dhe shkolla tjetër bën 900 ose 1000 orë në vit, përqindjet e orëve individuale rriten ndjeshëm.

ORËT ONLINE

“Udha e shkronjave” ofron 350 orë mësime online në vit, çdo mbasdite kur fëmijët janë në shtëpi dhe marrin pjesë në detyrat e përditshme online, në diskutimet në forumet që ka çdo lëndë. 

Më poshtë janë grafikët për çdo klasë, që shpjegojnë krahasimin tonë me shkollat e tjera private.

 

Global Perspectives


<- Kthehu mbrapsht