Cambridge
   International
   School
   * * * * *
| Google+ |

 

 
 




 
 
 
ProblemZgjidhja - Kursi Online nga Artur Shkurti pėr filloren
Data e artikullit: 2014-09-26

Kursi Online do të ofrohet për moshat 5-11 vjeç, sipas 6 grupeve të ndryshme. 
Në këtë kurs do të vijnë arritjet më të fundit të programit Cambridge Primary Mathematics, që shkolla është duke ia ofruar nxënësve. 

Për t'u regjistruar: 

JU KRYENI KËTO VEPRIME


1. Pagesë 150 euro në vit në bankën ProCredit, llogaria "Udha e shkronjave" me komentin "Për regjistrim të emri mbiemri, klasa në Kursin Online të Matematikës". 
2. Dërgoni një mesazh në 0692076068 me tekst "Kreva pagesën në bankë për Emri Mbiemri, adresa juaj email"

NE KRYEJMË KËTO VEPRIME

Ju nisim kodet e hyrjes online në kurs dhe kursi vijon nga tetori 2014 - maj 2015.


Shembuj

KURSI ONLINE - KLASA 1 

Problem për Parashkollorin ose Klasën e parë

KURSI ONLINE i ProblemZgjidhjes - Klasa 2

Ju duhet një pasqyrë. 
Ku do ta vendosnit pasqyrën në katror në mënyrë që të mund të "shihnit" përsëri një katror të plotë? Sa vendosje të ndryshme janë të mundshme? Sa vija simetrie ka një katror?
A mund të pasqyroni pjesë të një katrori që të shihni një katror më të vogël?
Një drejtkëndësh? Një balonë? Një hekzagon? Një oktagon?
Çfarë kanë të përbashkët të gjitha këto figura?


KURSI ONLINE i ProblemZgjidhjes - Klasa 3

Këtu kemi një tas me fruta. Gjysma e numrit të frutave në tas janë mollë. Ka gjithashtu edhe 3 portokalle, 2 dardha dhe një banane. Sa mollë ka?
Nëse, në vend të kësaj, një e katërta e numrit do të ishte mollë dhe një e katërta do të ishin portokalle dhe do të kishte gjithashtu 4 banane, 3 dardha dhe 3 kumbulla sa mollë do të kishte?


KURSI ONLINE i ProblemZgjidhjes - Klasa 4
Një punishte në qytetin tonë e cila shet dritare, e llogarit çmimin e dritares sipas sipërfaqes së xhamit dhe gjatësisë së kornizës që nevojitet. Mund të gjeni se si kanë arritur në çmimin e këtyre dritareve më poshtë?




<- Kthehu mbrapsht