Cambridge
   International
   School
   * * * * *
| Google+ |

 

 
 




 
 
 
SONJA KAPEDANI – 11 vjeē, mbajtėse rekordesh, kampione nė Shqipėri, Ballkan dhe Europė
Data e artikullit: 2015-08-24

 

SONJA KAPEDANI – 11 vjeç, mbajtëse rekordesh, kampione në Shqipëri, Ballkan dhe Europë

 

 

Sonja Kapedani


Sonja Kapedani ka zgjedhur shkollën “Udha e shkronjave” Cambridge International School për të studiuar në klasën e pestë.
 
Rezultatet e deritanishme të Sonjës në sportin e notit janë të mahnitshme dhe po ashtu frymëzuese për të gjithë fëmijët shqiptarë të përkushtuar ose jo ndaj sportit.
 
Në Kampionatin Evropian të Notit, në dhjetor 2013, moshat 9 vjeç, Berlin, Gjermani, Sonja doli në vendin e parë në garën 50 metra shpinë.

Sonja Kapedani në Berlin


Në Kampionatin Ballkanik, Nish, Serbi, më 20 dhjetor 2014, për fëmijët, ajo mori 5 medalje duke dalë Kampione e Ballkanit, vlerësuar me Medalje Ari në garat 100m dhe 200m bretkosë me Medalje Argjendi në garat 100m dhe 200m shpinë dhe Medalje Bronzi në 200 metra krol.
 

Sonja Kapedani në Nish, Serbi


E veçantë në arritjet e saj do të mbetet fakti që sivjet, në Kupën e Shqipërisë, korrik 2015, në 4 gara ajo doli kampione për të rritura, në 200 m shpinë400 m katërnotim (miks)100 m, 200 m bretkosë.
 




Sonja mban tashmë 17 rekorde për moshat 10-vjeçare dhe 10 rekorde për moshat 12 vjeçare.

  

REFERENCA 


Federata Shqiptare e Notit

Lista e rekordeve në faqen e Federatës së Notit
http://fshn.org.al/content/uploads/2015/may/27/rekordet-kombetare-pishine-50m.pdf

ABC News

http://www.abcnews.al/lajme/sport/3/38114

Noti i Krishtlindjeve, faqe gjermane:

http://weihnachtsschwimmen-swcb.com/2013/Kompaktes_Protokoll.pdf

Panorama Sport

http://www.panorama-sport.com/2015/07/kampionati-per-femije-ngre-siparin-me-rekorde/

http://www.panorama-sport.com/2014/04/dimerori-shpall-kampionet-e-premieres/

http://www.panorama-sport.com/2015/05/golden-orlando-triumf-i-gjithi-kuqezi/

http://www.panorama-sport.com/2015/04/kombetari-i-notit-vishet-bardheblu/ 



  Sonja i bashkohet sivjet klasës sonë të pestë, një grupi të shkëlqyer nxënësish të shkollës “Udha e shkronjave” me medalje në Olimpiadat Kombëtare. Me Sonjën klasa jonë e pestë zhvillohet në një drejtim mjaft të rëndësishëm në orientimin e nxënësve në sporte, ku shembulli i Sonjës do të jetë tepër frymëzues për të gjithë shokët dhe shoqet si të klasës së saj ashtu edhe të shkollës.

Klasa jonë e pestë mëson nivelin 6 të Cambridge Primary që përfshin anglishten, matematikën, shkencën dhe TIK-un. Tepër e rëndësishme të dihet që për lëndën e matematikës dhe të shkencës atë që ne dhe shkollat e Kembrixhit në botë e zhvillojmë në klasë të pestë, në shkollat e tjera shtetërore ose private do të zhvillohet në klasë të gjashtë, me ndryshimin që në klasë të gjashtë në shkollat e tjera është hequr kapitulli i kimisë. Pra, ne zhvillojmë në klasë të pestë shkencën (biologji, kimi, fizikë, kërkim shkencor), sipas udhëzimeve të Kembrixhit për vitin e fundit të fillores së Kembrixhit. Shkollat e tjera do të bëjnë të njëjtën gjë por në klasë të gjashtë. Kështu “Udha e shkronjave” është jo vetëm një vit para shkollave të tjera në matematikë dhe në shkencë, por në krahasim me klasën e gjashtë, klasa jonë e pestë zhvillon kapitullin e kimisë (Ndryshime të kthyeshme dhe të pakthyeshme) ndërsa ky kapitull nuk zhvillohet as në klasë të gjashtë në shkollat shtetërore ose private.

Në klasën e pestë ne jemi në nivelin 6 të Cambridge English as a Second Language, por ajo që është edhe më e veçantë, është se nxënësit në shkollën tonë studiojnë edhe Anglishten si gjuhë e parë, pra ashtu si e studiojnë ata që gjuhë amtare kanë anglishten.
     

 

Në klasën e pestë thuajse përfundojmë me nivelin A2 në anglisht (sipas CEFR), diçka që shteti sivjet e kërkoi si kusht të tezës së Provimit të Lirimit për klasën e nëntë.

Përfundimi i klasës sonë të pestë është me provimet Cambridge Progression Test, që realizojnë kontrollin dhe vlerësimin vjetor të Kembrixhit për nivelin 6 dhe Cambridge Primary Checkpoint që realizojnë kontrollin dhe vlerësimin e Kembrixhit për të gjithë ciklin fillor ndaj edhe quhet Cambridge Primary

Në klasë të gjashtë, fillon Cambridge Secondary 1 dhe lënda e gjermanishtes që do të ketë një theksim dhe fuqizim. 

"Udha e shkronjave" tashmë është një shkollë e plotë e arsimit parauniversitar me të katër ciklet e shkollimit të Kembrixhit. Në gusht 2015 ne kemi miratuar licensën e arsimit të mesëm. 

 
 
 
Më poshtë keni ecurinë e 14 viteve shkollim tek "Udha e shkronjave" sipas programeve të Kembrixhit. Kliko logot për të marrë më shumë informacion rreth programeve dhe e kualifikimeve të Kembrixhit. 




UDHA E SHKRONJAVE 
tashmë edhe shkollë e mesme.
Djathtas shpjegimi i shpërndarjes
së paketave mësimore të Kembrixhit
Parashkollor 
plus Fillore deri
në klasa 5
6 vite
Klasa 6,7,8

3 vjet
 Klasa 9,10

3 vjet
 Klasa 11,12,13

3 vjet
  CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS   Cambridge Primary Cambridge Secondary 1 Cambridge IGCSE Cambridge A Level

 

 


 

 

NJOHURI RRETH SHKOLLËS 
"Udha e shkronjave" Cambridge International School 

Shkollë me sistemin e plotë të Cambridge International Examinations nga 5 deri në 19 vjeç


Në qendrën e ruajtjes së breshkave detare në Patok











Pesë arsye kryesore për regjistrim në shkollën tonë:
 
1. Është Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit (prej 2012), licensuar nga Cambridge International Examinations, departament i Universitetit të Kembrixhit me të katër ciklet e shkollimit nga 5-19 vjeç, e licensuar nga Ministria e Arsimit si për shkollën 9-vjeçare (maj 1997) ashtu edhe për atë të mesme (gusht 2015).
 
2. Hyn në grupin e shkollave cilësore të Kembrixhit në botë (shih Kartën e Rezultateve 2014-2015 të nxjerra nga Cambridge Progress Checker) që realizon tri ciklet e para Cambridge PrimaryCambridge Secondary 1 dhe Cambridge Secondary 2 (IGCSE). Nxënësit tanë në IGGSE patën një rezultat shumë të lartë: mesataren A (nota A). Sivjet fillojmë punën meCambridge A Level
 
3. Është organizatore e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm, (prej 2000) dhe e 16 olimpiadave lokale në Shqipëri dhe Kosovë.
 
4. Është shkolla e parë private shqiptare e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, maj 1997.
 
5. Është e vetmja shkollë me shtëpinë e saj botuese të teksteve shkollore (prej 2001), duke botuar mbi 60 tituj.
 
 
Shkolla jonë ka numrin më të madh të orëve mësimore në një vit shkollor: mesatarisht 35 orë mësimore për të nëntë klasat. 

 

Para se të mendoni regjistrimin në shkollën tonë, është mirë të njiheni me programet e saj ndërkombëtare (Video 1 - 14 min) të Cambridge International Examinations, me përgjigjet e 10 pyetjeve (Video 2 - 34 min) si edhe me Kartën e Performancës së shkollës për vitin 2014-2015



VIDEO 1: Programet dhe kualifikimet e Cambridge International Examinations 
Është me shumë rëndësi që prindërit të njihen me institucionin lider në botë Cambridge International Examinations. Vetëm pasi ta ketë parë të gjithë videon prej 14 minuta, do të kuptojë se sa e rëndësishme është për një nxënës që të ndjekë këtë rrugë arsimore që ofrohen në shkollën “Udha e shkronjave” në katër cikle: Cambrigde Primary, Cambridge Secondary 1, Cambridge Secondary 2, Cambridge As dhe A Level

 
     
     

Video 2: Artur Shkurti, drejtor i shkollës "Udha e shkronjave" u përgjigjet 10 pyetjeve rreth shkollës "Udha e shkronjave": 

1. Cila është përshtypja e shkollës “Udha e shkronjave” në lidhje me bashkëpunimin me Cambridge International Examinations? 2. A mundet të përvetësohen programet e Kembrixhit pa u regjistruar si nxënës i një shkolle të tillë? 3. Cili është raporti i programeve të Kembrixhit me programet e reja të Ministrisë së Arsimit klasa 1 dhe 6? 4. Cili është raporti i shkollës “Udha e shkronjave” me shkollat e tjera ndërkombëtare të Tiranës në fushën e programeve? 5. Çfarë ndikimi ka Olimpiada Kombëtare në cilësinë e nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave"? 6. Cilat janë orientimet e shkollës në drejtim të edukimit etik? 7. Cilat janë të rejat lidhur zhvillimin profesional të stafit të shkollës “Udha e shkronjave”? 8. Pse ka rëndësi për cilësinë e nxënësve fakti që shkolla ka linjën e saj të botimeve? 9. Cilat tekste mësimore përdor shkolla “Udha e shkronjave”? 10. Cilat janë kostot e shërbimit?

 

 

 

     

Gjatë ditëve të Olimpiadës XV Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm, 1-9 qershor 2015 

Olimpiada më e bukur në të gjitha vitet. 

        
   
   

KARTA E REZULTATEVE TË SHKOLLËS PËR VITIN 2014-2015 

Është një dokument me raporte të detajuara për secilën klasë lidhur me paraqitjen në mësime (Olimpiadë, provime të Kembrixhit, provime shtetërore të lirimit), me disa nga veprimtaritë e shkollës dhe raportet e Cambridge International Examinations. 

KLIKO FOTON MË POSHTË

 



 

Nëse e keni menduar se shkolla jonë mundet të jetë një alternativë për fëmijën tuaj, dhe dëshironi të njiheni edhe më shumë, duhet të na bëni një vizitë në mjediset e shkollës "Udha e shkronjave" (rr. Qemal Stafa, nr.226, Tiranë, pranë shkollës "E kuqe"). 
 
Nëse përfundoni njohjen me shkollën dhe kushtet e saj ju pëlqejnë, ne zhvillojmë një testim me nxënësin, për njohjen e gjendjes së tij, e cila na ndihmon të parashikojmë punën e tij të ardhshme dhe nivelin e suksesit ose të lëmë punë shtesë që sigurojnë përputhjen me nivelin e programeve që do të përballojë në klasën pasardhëse.
 
Testimi për klasën e parë përfshin nivelin e përgjithshëm të fëmijës në shumë drejtime. 
Testimi ka 100 pikë.
 
Testimet në klasat e tjera janë të natyrave të ndryshme, por kryesisht në matematikë, gjuhë shqipe, anglisht.
 

 

 


 

Më poshtë keni ecurinë e 14 viteve shkollim tek "Udha e shkronjave" sipas programeve të Kembrixhit.
Kliko logot për të marrë më shumë informacion rreth programeve dhe e kualifikimeve të Kembrixhit




UDHA E SHKRONJAVE 
tashmë edhe shkollë e mesme.
Djathtas shpjegimi i shpërndarjes
së paketave mësimore të Kembrixhit
Parashkollor 
plus Fillore deri
në klasa 5
6 vite
Klasa 6,7,8

3 vjet
 Klasa 9,10

3 vjet
 Klasa 11,12,13

3 vjet
  CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS   Cambridge Primary Cambridge Secondary 1 Cambridge IGCSE Cambridge A Level



Kliko këtu për të dalë në faqen kryesore

 


<- Kthehu mbrapsht