Cambridge
   International
   School
   * * * * *
| Google+ |

 

 
 




 
 
 
UDHA E SHKRONJAVE zgjidhet Shkollė Pilot e Kembrixhit
Data e artikullit: 2016-02-10

LAJM I FUNDIT

 “UDHA E SHKRONJAVE” përzgjidhet Shkollë Pilot e Kembrixhit për programin Cambridge Global Perspectives, Primary & Secondary 1.

Nga 2000 shkolla ndërkombëtare të Kembrixhit në botë vetëm 20 të tilla do të kenë të drejtën dhe mbështetjen të eksperimentojnë një lëndë të re. Ky pilotim do të ndodhë në dy vjet (2016-2018) dhe këto shkolla do të punojnë për ta përmirësuar në praktikë e sipër. Cambridge International Examinations do ta lëshojë për botën në vitin 2018.

 

Cambridge Global Perspective është një program i ri nxitës aftësish që vendos studimin akademik në një kontekst praktik në botë reale. Ai u ofron nxënësve mundësinë për të kultivuar aftësitë e mendimit kritik, të kërkimit, të komunikimit dhe të bashkëpunimit të domosdoshme si në shkollë, në universitet ashtu edhe në jetë. Programi frymëzon nxënësit të jenë kuriozë, mendimtarë të pavarur, gati për t’u përfshirë pozitivisht në një botë rrethuese që ndryshon vazhdimisht.


<- Kthehu mbrapsht