Cambridge
   International
   School
   * * * * *
| Google+ |

 

 
 




 
 
 
Klasa 3 e Olimpiadės XVI Kombėtare nė Aftėsitė e Shekullit 21
Data e artikullit: 2016-08-30

 

Kliko logon më poshtë për t'u njohur 

më gjerë me çfarë ofrojmë në klasën e katërt.

 

KLIKO FOTON PËR T'U NJOHUR ME REZULTATET E OLIMPIADËS XVI KOMBËTARE në lëndët Matematikë, Gjuhë shqipe dhe Shkencë. 



OLIMPIADA XVII KOMBËTARE E KOMPETENCËS GLOBALE

Nëntor 2016 - Prill 2017






        
       UDHËS SË SHKRONJAVE 

     Ju faleminderit për mundësinë për të shkruar disa fjalë për revistën “Me botën në mendje” e lidhur meOlimpiadën Kombëtare, dhe që  i kushtohet Kompetencës Globale, programit tonë Cambridge Global Perspectivesdhe Objektivave Globalë të Kombeve të Bashkuara. Rëndësia e vetëdijes globale dhe e ndërlidhjes globale është duke u rritur ditë pas dite por kuptimi prapa ‘të qënurit global’ jo. 
       Nisma si e juaja janë një pjesë e rëndësishme për rritjen e të kuptuarit global, dhe një mundësi për nxënësit e rinj për të parë rëndësinë dhe vendin e tyre në botë. 
   Programe si tonat, inisiativa si tuajat dhe fokusi në objektiva të matshme dhe prioritete të organizmave botërore si OKB, të gjitha shpien para në një mënyrë sistematike rëndësinë e reflektimit të mendimit kritik dhe bashkëpunimit në botën e sotme, gurë themeli të edukimit global. 
    Faleminderit për mundësinë që më dhatë dhe fat të mbarë me Olimpiadën Kombëtare. ​

Paul Bullen-Smith 
Drejtues i  Cambridge Global Perspectives
Cambridge International Examinations
Cambridge University

"Kompetencë Globale është aftësia, gatishmëria dhe 
përkushtimi për të kuptuar dhe për të vepruar lidhur 
me çështje me rëndësi globale."

Veronica Boix-Mansilla & Anthony Jacson

Veronica Boix-Mansilla 
- drejtuese studimesh në Projektin Zero 
në Harvard Graduate School of Education

Anthony Jacson - Zv/President i ASIA SOCIETY dhe drejtues 
ASIA SOCIETY's Partnership for Global Learning

 

 

Nga Artur Shkurti
Drejtues i projektit "Kompetenca Globale"

Drejtor i shkollës "Udha e shkronjave"


KOMPETENCA GLOBALE është aftësia dhe dispozicioni për të kuptuar dhe për të vepruar mbi çështje me interes global. 
(Veronica Boix Mansilla & Anthony Jackson)

SHTYSAT KRYESORE drejt një edukimi 
të kompetencës globale:
1. Globalizimi i ekonomisë; (është e lehtë për nxënësit të konstatojë se sa shumë i rrethuar është prej të huajës. Aftësitë për të qenë i përshtatur me këtë mjedis ndërkombëtar është Kompetencë Globale.)

2. Migrimi; (veç të kujtojmë që Shqipëria mund të presë me mijëra sirianë duke i kthyer mjediset tona jo pak heterogjene me kultura të ndryshme dhe nxënësit dhe të rriturit duhet të kenë një aftësi për të tejkaluar barrierat e kulturave të ndryshme. Dikush duhet ta bëjë mirë dhe ai që do ta bëjë tregon Kompetencë Globale)
3. Ndryshimet klimaterike. (Nuk mund të mendohet që problemet globale të klimës të përballohen në mënyrë lokale, pra duhet edhe shqiptarët të jenë të edukuar globalisht, ndryshe do të ngelen jashtë zhvillimeve, një fjalë tjetër për “dështimin”) Të tria këto sfida nuk mund të përballohen si duhet pa një edukim të kompetencës globale.

INDIVIDËT ME KOMPETENCA GLOBALE  

Janë të vetëdijshëm, kurioz dhe të interesuar për të mësuar rreth botës dhe se si funksionon ajo. 

Ata mund të përdorin ide, mjete, mënyra dhe gjuhë të rëndësishme që janë qëndrore për çdo lëndë (matematikë, letërsi, histori, shkencë, dhe arte) për t’u përfshirë në çështje thelbësore të kohës që po kalojmë. 

Ata e përsosin këtë ekspertizë ndërkohë që i hetojnë këto çështje, njohin këndvështrimet (perspektivat) e shumta, i komunikojnë pikëpamjet e tyre në mënyrë efektive, dhe ndërmarrin veprime për të përmirësuar kushte.


Ky është përkufizimi, por që të kuptohet si duhet në çdo përmasë se çfarë qëndron në thelb të kësaj lënde të re, do të kërkojë shumë punë. 


<- Kthehu mbrapsht