Cambridge
   International
   School
   * * * * *
| Google+ |

 

 
 




 
 
 
UDHA E SHKRONJAVE organizon kursin e zhvillimit profesional me temė TĖ MĖSUARIT AKTIV
Data e artikullit: 2017-04-01

TË MËSUARIT AKTIV
Mbi 30 mësues morën pjesë në kursin njëditor të zhvillimit profesional "Të mësuarit aktiv". 

Në këto seminare trainuese "Udha e shkronjave" sjell përvojën më të përparuar në fushën e zhvillimit profesional të mësuesve. "Udha e shkronjave" është një Qendër Zhvillimi Profesional e Kembrixhit.

Seminari "Të mësuarit aktiv", organizuar nga "Udha e shkronjave", ishte vetë një shembull i të mësuarit aktiv. Jemi të bindur që idetë e dhëna aty do të kenë një ndikim të madh në grupet mësimore që drejtohen nga mësueset që ishin të pranishme.

U trajtuan këto çështje: 

 

  Çfarë është të mësuarit aktiv?
●  Termat e shoqëruar me të mësuarin aktiv
●  Strategjitë e të mësuarit aktiv
●  Përfitimet e metodave për të mësuarit aktiv
●  Pengesat që has metoda e të mësuarit aktiv
●  Të mësuarit aktiv në klasë
●  Klasa e këmbyer
●  Roli i mësuesit



<- Kthehu mbrapsht