Cambridge
   International
   School
   * * * * *
| Google+ |

 
       
OLIMPIADA XVII E MATEMATIKėS, 2017
OLIMPIADA XVII E SHKENCėS, 2017
OLIMPIADA XVII E GJUHėS SHQIPE, 2017
OLIMPIADA E KOMPETENCėS GLOBALE
FAZA E TESTIMEVE ONLINE, 2017
CEREMONIA E NDARJES Sė ĒMIMEVE
OLIMPIADA X E PARASHKOLLORėVE, 2017
KALENDAR
 
 

 


 

Olimpiada XVII Kombëtare

Olimpiada XVII Kombëtare

KLIKO FOTON PËR T'U NJOHUR ME REZULTATET E OLIMPIADËS XVI KOMBËTARE




Olimpiada XVII Kombëtare e Matematikës

1-9 qershor 2017







"Nuk mjafton të kesh 
një mendje të mirë; 
kryesore është 
ta përdorësh si duhet."

Rene Dekart

"Matematika është mbretëresha e 
të gjitha shkencave."

Karl Gaus

"Nëse kam parë më larg, 
kjo ka ndodhur sepse 
kam qëndruar në shpatullat e gjigandëve" 

Isak Njuton


"Çdokush është një gjeni, 
por nëse një peshk e gjykon nga aftësia për t'u ngjitur 
në pemë, ai do ta ngrysë jetën 
duke menduar se është budalla"
Albert Ajnshtajn

 

 

 

Olimpiada XVI Kombëtare e Matematikës është një nga katër garat që zhvillohen duke filluar që nga parashkollorët e deri në klasën e nëntë, krahas “kompetencës globale” që futet për herë të parë sivjet, “gjuhës shqipe” dhe “shkencës”.


Olimpiada e parë Kombëtare e Matematikës, organizuar nga “Udha e shkronjave” u organizua në nëntor 2000. Në fillim ajo u organizua më klasën e pestë, një vit shkollor më vonë më 2002 u organizua me klasën e pestë e të gjashtë dhe kështu derisa mbërriti që të organizohej me të gjitha klasat. 
Sivjet, si fazë e parë shërbejnë testimet online përgatitore (janar, maj) dhe në datat 1-9 qershor 2017 zhvillohen finalet. 


Natyra e tezës?

“Sfiduese” apo “bazë”? - Kjo është çështja. 

I kemi provuar të dyja veç e veç dhe kombinimin e tyre gjithashtu. Natyra e Olimpiadës Kombëtare është të shtyjë me një hap përpara. Është e vërtetë që mësimi ndodh kur nxënësi mendon fort, pra edhe sfidohet. Megjithatë edhe sfidimi i madh që nuk mbështetet ose shoqërohet nga puna e mësuesve të matematikës apo e shkollave nëpër Shqipëri, Kosovë e Maqedoni do të çonte në një lodhje të nxënësve dhe ftohje të tyre me matematikën. Këtë ne si organizatorë duhet “ta ndiejmë” dhe të reflektojmë dhe të mbajmë gjallë frymëzimin për më lart duke motivuar nxënësit përmes pasqyrimit të arritjeve të tyre por jo duke u dhënë një kënaqësi të gënjeshtërt përmes vlerësimeve fiktive. Këto vitet e fundit ne botojmë edhe koeficientët e vështirësisë së tezës që kemi dhënë dhe ky është një mjet i mirë i gjykimit për reagimin e grupit ndaj tezës.


Pyetje që kërkojnë shtjellim apo me alternativa? 

I kemi provuar të dyja, por më shumë kemi provuar tezat me alternativa. Kujdesi ynë i madh është që alternativat të pasqyrojnë “mënyrat e arsyetimit të nxënësit” të drejta dhe të gabuara. Alternativa është zgjedhur vitet e fundit si një mjet për të shmangur dykuptimësinë në vlerësim, apo moskuptimin e rrugës së zgjidhjes së nxënësit për arsye të ndryshme (si, për shembull, shkrimi i keq apo i parregullt apo me mungesa në hapat e ndërmjetëm etj.) 


Si të shkojmë drejt "Botës"? 

(Cambridge International Mathematics - 0607; matematikë e avancuar)

Edhe këtu Olimpiada ka bërë hapin e duhur përsëri me themelin. Nga viti 2015 ne zëvendësuam mënyrën se si i ftojmë nxënësit e klasës së nëntë në Olimpiadë Kombëtare. Ne nuk zhvillojmë vetë një tezë të olimpiadës, por i ftojmë nxënësit të hyjnë në provimin zyrtar të Kembrixhit  për marrjen e certifikatës Cambridge IGCSE në matematikë të avancuar - programi 0607 Cambridge International Mathematics. Zakonisht nxënësit e kryejnë këtë provim në moshën 16 vjeç. Nxënësit e Olimpiadës Kombëtare e kanë zhvilluar gjithmonë në 15 vjeç. Provimi zhvillohet në tre ditë, duke matur jo vetëm bazat në matetikë por edhe problemzgjidhjen. Vlerësimi më i lartë që jepet është A* dhe këtë rezultat deri tani e kanë marrë nxënësit e mëposhtëm, që janë vendosur sipas viteve kur e kanë marrë. 

1. Laura Sheshi (2013)
2. Progon Pjetri (2013)
3. Kevin Isufaj (2014)
4. Nensi Shkurti (2015)
5. Earta Joca (2015)
6. Safet Hoxha (2015)
7. Romelda Blacëri (2015)



Ku janë më të mirët e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës?

Beniada Shabani

Andi Reçi
Cambridge University
Inxhinieri Kimike 
Fitues i bursës 
Cambridge & Gates

Manushaqe Muço
Massachusets Institute of Technology
Matematikë

Beniada Shabani
Stanford University
Matematikë

Livio Fetahu
MIT
Matematikë & Kompjuter
Jurgen Kopliku

Jurgen Kopliku
Universita di Bocconi
Biznes
Sindi Shkodrani
Universiteti i Amsterdamit
Inteligjencë Artificiale
Ingrid Llaveshi
University of Florida
Inxhinieri Kompjuterash
Erjona Topalli
Massachusets Institute of Technology

Iden Kalemaj
Princeton University
Matematikë
Mario Banushi
Universiteti i Tiranës
Inxhinieri Kompjuterash
Felissia Veliu
Universiteti Polis
Arkitekturë
Arald Haveriku
Universiteti i Mynihut
Inxhinieri Kompjuterash

 

LINKE PËR OLIMPIADËN XVI KOMBËTARE TË MATEMATIKËS

Olimpiada e Matematikës
Programet e Olimpiadës së Matematikës
Regjistrimi në Olimpiadë 
Vlerësimi në garën e matematikës
Literaturë dhe Kurse Online 
Çfarë ndodh ditën e testit? 



Kontaktet e shkollës së mesme