Cambridge
   International
   School
   * * * * *
| Google+ |

 
       
PARAQITJA
ARTUR SHKURTI - THEMELUES I SHKOLLėS
FAKTE DHE SHIFRA
MUZEUME DHE KOLEKSIONE
PROFESIONE DHE OFERTA PUNE
KARTA E PERFORMANCėS 2015-2016
SA VITE PARA Tė TJERėVE JEMI?
KURSE ONLINE
 
 

 


 

Muzeume dhe koleksione

HOMEPAGE

 

Muzem

Shkolla është duke investuar në Muzeun e Frashëllinjve dhe aktualisht ka bërë stendat e para për jetën dhe veprën e Abdyl Frashërit, Naim Frashërit dhe Sami Frashërit. Pjesë e veprimtarive të këtij muzeumi është edhe veprimtaritë përkujtimore me rastin e 25 majit, ditës tradicionale të përkujtimit të veprës së këtyre rilindasve.

Publiku ftohet të dhurojë për këtë muzeum. 

 

Më 25 maj 2012, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, shkollat "Udha e shkronjave", Tiranë dhe "Mustafë Ibishi", Rahovec organizuan veprimtarinë përkujtimore në nderim të Veprës së Vëllezërve Frashëri, ABDYL, NAIM dhe SAMI.

 

Të dashur bujarë shqiptarë,

Sot ia arritëm të mblidhemi së bashku pranë varreve të vëllezërve Frashëri. Gëzimi ynë është i papërshkruar që u mblodhëm dhe u nderuam të gjithë duke kujtuar rilindasit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri dhe Rilindjen Kombëtare Shqiptare që qëndron pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pas shkollave shqipe, pas Kongresit të Manastirit, pas Kryengritjeve që çuan në shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe pas shtetit shqiptar si dhe pas çdo pune të mirë që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë shqiptarët në dy shekujt e fundit.

Bashkë me ne në këtë ditë është i gjithë populli dhe shteti shqiptar që derdhi vargje dashurie për veprën e tyre, që u vuri emra rrugëve dhe institucioneve, që i përjetësoi në vepra arti, që i mbushi bibliotekat me librat e tyre dhe u mësuan nxënësve porositë  e tyre.

Porosia e Avdyl Frashërit drejtuar fuqive të mëdha, gdhëndur në vargje nga populli sot është realitet i përjetuar me fitoren e pavarësisë edhe në Kosovë: "Unë jam nga Shqipëria, Avdul Frashëri, lindur në male të larta, me libra në gji. Ju lutem, shëkoni mirë ju për Shqipëri. Mos e bëni copa copa sikur s'ka njeri."

Jemi të lumtur që sot Naimi na sheh së bashku rreth tij në udhën e punës së mbarë "Tregomu dhe shqipëtarëve udhën e punës së mbarë, bashkomi, bëmi vëllezër dhe thjeshtë shqipëtarë".

100 vjetori i Pavarësisë është shansi dhe mjeti më i mirë edukativ për të pastruar ujrat e turbullta nëpër të cilat endet opinioni publik. Le të kujtojmë një fjalë të urtë të Sami Frashërit 

"Detyrat njerëzore janë një barrë e rëndë. Sjellja e keqe është një moçal i madh. Për të nxjerrë në breg këtë barrë nga një moçal i tillë, duhet të ecësh drejt, pa shikuar në të djathtë dhe në të majtë."

Të nderuar bujarë shqiptarë,

Kemi detyrime për ta zbuluar më mirë mesazhin që vjen nga Rilindja Kombëtare. Kemi nevojë për Faltoret e Bujarëve Shqiptarë dhe nuk kemi pse të krijojmë të tjera, kur kemi shkollat shqipe  që janë produkt i Rilindjes dhe duhet të pasqyrojnë pikërisht dëshirat dhe porositë e rilindasve. Nëse shkollave faltore të bujarëve shqiptarë u duhet një profet atë e kanë. Më lejoni t'ju lexoj fjalët e të madhit Lasgush Poradeci në veprën e tij "Naim Frashëri dhe Shoqëria e Bukureshtit" shkruar më 1946, në prag të 100 vjetorit të lindjes së Naimit. "Ishte çështje fetare, punë feje, feja e Shqiptarit -- ishte feja e shqiptarisë dhe për fenë flasin profetët, jo njerëzit. Për fenë e shqiptarëve do të fliste profeti i kombit shqiptar: Naim Frashëri. Ky do të bënte kthimin e shqiptarëve."

Nuk kemi asgjë për t'u lënë trashëgim më të mirë brezit të ri se veprën e rilindasve dhe pasonjësve të tyre që aq bukur, aq mençur, aq me largpamësi e konceptuan botën shqiptare. 

Më lejoni të falenderoj në mënyrë të veçantë grupin organizator të kësaj veprimtarie shkollat "Mustafë Ibishi" në Kramovik, Rahovec dhe shkolla "Udha e shkronjave" Tiranë, shkollën e Suharekës "Destan Bylykbashi" si edhe intelektualët miq nga Kosova Miftar Thaqi, Bekim Kelmendi, Zeqir Berisha, intelektualët nga Përmeti prof.dr.Alfred Frashëri, Kastriot Bezati, Adriatik Alimadhi, Xhevahir Spahiu, Tomorr Kotorri, prof.dr. Albert Frashëri që vjen enkas për 25 majin nga Italia e të tjerë a që kanë punuar pa u lodhur për disa veprimtari të përvitshme në Frashër, të Përmetit.

25 maji ka produktet e veta të ëmbla. Tani që flasim këtu pranë varreve të Vëllezërve Frashëri kemi kënaqësinë t'ju komunikojmë se në Frashër të Përmetit Bashkia e Përmetit po nënshkruan binjakëzimin me bashkinë e Rahovecit. Ky binjakëzim është produkti më i fundit i Frashërit dhe i 25 majit. 

Nga ky manifestim, më lejoni që në emrin tuaj t'i bëjmë thirrje Shtetit Turk, përfaqësues të të cilit na nderojnë sot këtu, që të nderojë Shqipërinë për 100 vjetorin me kthimin e eshtrave të Sami Frashërit në atdhe. Askush më shumë nuk qëndron në themelet e shtetit shqiptar se politikani i rilindjes Sami Frashëri, i cili hartoi programin politik të Rilindjes në veprën e tij "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë", program që është bërë realitet, por që ende mbetet në fuqi sepse ende shumë ka mbetur për t'u bërë.

Ju ftoj tani të dëgjoni një buqetë këngësh patriotike, recitimesh dhe vallesh pregatitur nga korri i shkollës "Udha e shkronjave" , shkolla "Mustafë Ibishi" Rahovec, shkolla "Liria" Fortesë, Rahovec dhe shkolla e Suharekës.

 

Artur Shkurti,

Drejtor i shkollës "Udha e shkronjave"

25 maj 2012

 


 



Kliko foton