Cambridge
   International
   School
   * * * * *
| Google+ |

 
       
PARASHKOLLORI - REGJISTROHU
KLASA 1 - REGJISTROHU
KLASA 2 - REGJISTROHU
KLASA 3 - REGJISTROHU
KLASA 4 - REGJISTROHU
KLASA 5 - REGJISTROHU
UDHėZUESI PėR PRINDėRIT
LISTA E PėRGATITJES PėR UNIVERSITET
PROGRAMET SHTETėRORE 1-5
 
 

 


 

Parashkollori tek UDHA E SHKRONJAVE


Parashkollori “Udha e shkronjave”
Nis Cambridge Primary dhe Global Perspectives

 

“Udha e shkronjave” e nis shkëputjen e saj pikërisht në klasën parashkollore. Nxënësit fillojnë me paketën e programeve Cambridge Primary që ndikon anglishten, matematikën, shkencën. Fillojnë Cambridge ICT Starters që ka të bëjë me njohuritë e para në Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit dhe mbi të gjitha sivjet ata fillojnë të parët në botë programin e aftësive të shekullit 21 Global Perspectives. Edhe këtë vit ky program është në pilotim dhe “Udha e shkronjave” është një nga pesë shkollat pilot të Kembrixhit në Europë. Nga viti 2018, ku program e kapërcen fazën e pilotimit dhe Kembrixhi ka njoftuar që do ta ofrojë për të gjitha shkollat e veta në botë.

Orari që ndjekin nxënësit është 8:00 – 14.30. Nxënësit do të merren nga shtëpia dhe përcillen me kompaninë e transportit GoTaxi, duke qenë kështu më të shpejtë, më të sigurt dhe më rehat. “Udha e shkronjave” sivjet zë vendin e parë për cilësinë dhe shpejtësinë e transportit.

Parashkollori “Udha e shkronjave” ka dy vakte ushqim (mëngjesin 8:45 dhe drekën në orën 12:50). Parashikohet që numri i nxënësve në grupin 2017-2018 të jetë 8-12 nxënës. Fiskultura bëhet me mësuese profesioniste. Po kështu edhe anglishtja. 

Mësuesja kujdestare Lumanie Muhametaj ka mbaruar master për mësuesi dhe trevjeçarin për psikologji. Të dyja me mesatare mbi 9.8. Ajo punon prej disa vitesh në shkollën “Udha e shkronjave”. Është hera e dytë që e merr një klasë parashkollore në drejtim dhe është shumë e ngrohtë, e dashur dhe mbështetëse për fëmijët. Ajo vitin e kaluar u bë vetë nënë e një vajze.

Jeta e parashkollorit “Udha e shkronjave” është e bukur dhe e shëndetshme. “Udha e shkronjave” është gjithmonë një shkollë e vogël (kështu ka qenë për 20 vjet) dhe kjo krijon hapësira tepër të gjera për nxënësit dhe ul ndjeshëm numrin e konflikteve. Kujtojmë që ndërtesa “Udha e shkronjave” siguron dyfishin e normës BE për raportin m2/nxënës.

“Udha e shkronjave” zë vendin e parë prë numrin më të madh të stafit për numër nxënësish. “Udha e shkronjave” zë vendin e parë për sasinë e kohës mësimore (dallo nga pushimet) në dispozicion të çdo nxënësi.

Në 21 prill 2018, nxënësit e parashkollorit “Udha e shkronjave” do të marrin pjesë në Olimpiadën XI Kombëtare të Parashkollorit, që organizohet nga vetë shkolla “Udha e shkronjave” dhe ku vijnë zakonisht 120 nxënës nga kopshte private të Tiranës dhe të qyteteve kryesore të Shqipërisë (Korçë, Shkodër, Fier, Elbasan, Durrës, Vlorë) por pak prej tyre vijnë edhe nga Kosova (Mitrovicë, Suharekë)

 

 

Karta e performancës 2016-2017

Parashkollori UDHA E SHKRONJAVE

 

 

 

Cambridge Primary

Cambridge Primary

Cambridge Primary

 

VLERËSIMI PSIKOLOGJIK I FËMIJËVE NË FILLIM TË VITIT

 “Testimi psikologjik mbi përparësitë dhe mbi vështirësitë” është prej burimi të besuar dhe është në listën e burimeve të besueshmë nga Departamenti i Edukimit i Mbretërisë së Bashkuar. Prindit i jepet një pyetësor me 25 pyetje, për t’u përgjigjur për anë të ndryshme të fëmijës së tij.

Përgjigjet e prindit njihen vetëm prej drejtorisë së shkollës “Udha e shkronjave”. Ato hidhen në mënyrë anonime (pa asnjë tipar identifikues të fëmijës) në përpunuesin automatik të të dhënave. Prej andej del një përgjigje diagnozë.

Prindit i jepet përgjigjia që del nga autorët e testit psikologjik.  Gjithashtu ai ka edhe një kopje të përgjigjeve që ka dhënë vetë.

Në fund raporti ka edhe një shënim, që nëse prindi mendon se parashikimet për diagnozën janë të ekzagjeruara ose me nënvleftësime, prindi mund të ketë të drejtë. Një test i shkurtër nuk është njëlloj me një vlerësim të drejtpërdrejtë nga eksperti. Ndoshta duhen të dyja. 

 

 

Lista e çmimeve

 

James Heckman është Nobelist në ekonomi. Kurba e tij është mjaft e njohur për të argumentuar 

pse është i rëndësishëm investimi në zhvillimin e fëmijërisë së hershme.


Klikoni banerin për t’u njohur me programin botëror pilot

Cambridge Global Perspectives 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kombinim unik faktorësh

Kombinim unik faktorësh

“UDHA E SHKRONJAVE” NGJITET NË VENDIN E PARË EDHE NË SHËRBIMIN E TRANSPORTIT TË NXËNËSVE

 

Sivjet transporti i nxënësve të shkollës “Udha e shkronjave” do të realizohet me shoqërinë e transportit të taksive “Go Taxi” kompania më e mirë në treg.

Disa nga përfitimet e nxënësit dhe të prindit:

Shkurtim mesatarisht 50% në kohët e transportit, që do të thotë më shumë kohe ndenje në shtëpi për nxënësit në mëngjes dhe në pas mësimit.
Siguri me e lartë në shërbimin e transportit.
Informim më i mirë i prindërve për vendin se ku ndodhet fëmija në një çast të caktuar.
Një qetësi dhe humor më i mirë i fëmijëve.

 

 

 

 

Global Perspectives

Kontaktet e shkollës së mesme