Cambridge
   International
   School
   * * * * *
| Google+ |

 
       
PROJEKTET STUDIMORE
CAMBRIDGE SCHOOL CONFERENCES
KėRKOHEN MėSUES
STATUSE NGA FACEBOOK
LETėR NGA PROF.DR.ALBERT FRASHėRI
PROJEKTI "NAIM SHQIPėRIA"
AFTėSITė E SHEKULLIT 21
ALBUMI ZėRI I ATDHEUT
SA VJET PėRPARA Tė TJERėVE JEMI?
PėR LIBRAT, NGA ABDI BALETA
BESIMI FETAR DHE SHKOLLA - GEORGE FRENDO
PLANI KUNDER ABUZIMIT ME BESIMIN DHE FENE
MARIE LASGUSH PORADECI - KONCEPTI I KOMBIT
 
 

 


 


Studim me deklarimet femije - shkolle per disiplinen

Studimi PISA dhe studimi UDHA E SHKRONJAVE

 

REFERENCA: https://www.oecd.org/pisa/


"Udha e shkronjave" Cambridge international School përfaqëson të vetmin institucion shkollor 
në nivelin parauniversitar, që ka ndërmarrë studime me rëndësi kombëtare në fushën e arsimit.


NDRYSHIMET SHQIPËRI – KOSOVË NË ARRITJET E NXËNËSVE NË MATEMATIKË


Studimet e mëposhtme janë realizuar nga Artur Shkurti, drejtor i shkollës "Udha e shkronjave", në vitet 2013-2015. 


Ato përfaqësojnë të vetmet studime të llojit dhe mendojmë se konkluzionet janë plotësisht të garantuara për këto arsye: 

1. Testet janë kryer mbi një përmbajtje që nuk është e afërt as me programet e Shqipërisë dhe as me programet e Kosovës. 


2. Testet janë kryer lidhur me një përmbajtje që sot për sot ka një reputacion botëror siç janë programet e Anglisë dhe veçanërisht programet e Cambridge International Examinations. Kështu është shmangur matja e nxënësve të Kosovës me kriteret e programeve të Shqipërisë ose anasjelltas. 


3. 
Nxënësit që u morën në testim kanë ardhur me dëshirën e tyre si pjesë e Olimpiadave Lokale, fazë e parë e Olimpiadave Kombëtare 2013, 2014, 2015. 


4.  Të dy palët: "Udha e shkronjave", nga njëra anë, dhe nxënësit me prindërit e tyre, nga ana tjetër, kanë qenë plotësisht të interesuar për një rezultat të vërtetë dhe në kushtet e sigurisë maksimale për integritetin e testeve. Kjo solli që secili rezultat individual të jetë i besueshëm dhe pjesë e mozaikut të përgjithshëm. 


5.  "Udha e shkronjave" është një institucion i pavarur me një distancë të barabartë si nga nxënësit, prindërit, mësuesit dhe shkollat e Kosovës ashtu edhe nga ato të Shqipërisë, gjë që ndihmon të shmangen ndikimet subjektive. 

6. Përvoja e shkollës "Udha e shkronjave" në fushën e testimit të nxënësve vërtetohet me arkivin më të madh në Shqipëri të testimeve, si në shumëllojshmëri ashtu edhe në sasi. 

Ne shpresojmë se këto rezultate do të vlerësohen nga mësuesit dhe prindërit si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria për të bërë të mundur zbutjen e ndryshimeve Kosovë - Shqipëri, zbutje që nuk do të sjell vetëm përparimin e Kosovës, por edhe të vetë Shqipërisë. 


Nxënës pjesëmarrës në finalet e Olimpiadës XIV Kombëtare

 

 

Video tregon përshtypjet lidhur me rezultatet e Olimpiadave Lokale 2015 që ishin bazë e studimit të tretë për krahasimin Kosovë Shqipëri.

 

STUDIMI I TRETË (2015)

Studimi i mëposhtëm u realizua nga Artur Shkurti, drejtor i shkollës "Udha e shkronjave" gjatë  periudhës 

dhjetor 2015-prill 2015 me 1400 nxënës nga Shqipëria dhe Kosova, për t'iu përgjigjur pyetjes "A ka dallime 

 

në arritjet e nxënësve nga Kosova dhe nga Shqipëria, në lëndën matematikë, mosha 7-15 vjeç?" 

Kjo tabelë e kthen përgjigjen. (për rezultatet e Olimpiadave Lokale kliko foton)



 

STUDIMI I DYTË (2014)

Në periudhën dhjetor 2013 - prill 2014 u realizua testimi i dytë i përgjithshëm i rreth 1800 nxënësve nga Shqipëria dhe Kosova. Në përfundim të testimit doli edhe kjo statistikë krahasuese e raportit Kosovë - Shqipëri në arritjet e nxënësve. 

Statistika 2 Kosove - Shqiperi


STUDIMI I PARË (2013)

Studimi i mëposhtëm u realizua nga Artur Shkurti, drejtor i shkollës "Udha e shkronjave" gjatë  periudhës dhjetor 2012-prill 2013 me 1100 nxënës nga Shqipëria dhe Kosova, për t'iu përgjigjur pyetjes "A ka dallime në arritjet e nxënësve nga Kosova dhe nga Shqipëria, në lëndën matematikë, mosha 7-15 vjeç?" Kjo tabelë e kthen përgjigjen.

Dallimet Kosove - Shqiperi

 

Për informacione lidhur me regjistrimin në shkollën “Udha e shkronjave”, klikoni logon e shkollës.




 

 

Kliko foton