Cambridge
   International
   School
   * * * * *
| Google+ |

 
       
OLIMPIADA XVII E MATEMATIKėS, 2017
OLIMPIADA XVII E SHKENCėS, 2017
OLIMPIADA XVII E GJUHėS SHQIPE, 2017
OLIMPIADA E KOMPETENCėS GLOBALE
FAZA E TESTIMEVE ONLINE, 2017
CEREMONIA E NDARJES Sė ĒMIMEVE
OLIMPIADA X E PARASHKOLLORėVE, 2017
KALENDAR
FESTIVALI I KERCIMIT - VOTA IME
 
 

 


 

 

Përfundoi me sukses Olimpiada XVII Kombëtare, 1-9 qershor 2017

Nxënësit i kanë marrë rezultatet në adresat e tyre email dhe në Forumin Online. Më poshtë disa prej videove të realizuara gjatë ditëve të olimpiadës. Më vonë do të hedhim edhe më shumë. 


 

 

 ================================================================

 

Ju ftojmë të ndiqni fjalën e drejtorit të shkollës “Udha e shkronjave” Cambridge International School zotit Artur Shkurti për të hapur veprimtaritë e Olimpiadës XVII Kombëtare që do të mbahet në datat 1-9 qershor 2017 që është një konkurrim për klasat 1-9 dhe për katër gara: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Shkencë, Kompetencë Globale.



PËR TË SHKARKUAR LIBRIN E OLIMPIADËS X KOMBËTARE, KLIKONI NË FOTON E KOPERTINËS


Libri i Olimpiades XVII Kombetare

29 prill 2017 - Seminar me prindër

29 prill 2017 - Seminar me prindër
29 prill 2017 - Seminar me prindër

29 prill 2017 - Seminar me prindër

KLIKO FOTON PËR T'U NJOHUR ME REZULTATET E OLIMPIADËS XVI KOMBËTARE

 

Olimpiada XVI Kombëtare e Gjuhës Shqipe

1-9 qershor 2016

 






Gjuha jonë! Sa e mirë!
Sa e ëmbël! Sa e gjerë!
Sa e lehtë! Sa e lirë!
Sa e bukur! Sa e vlerë!

Kjo ësht' mëm' e mirësisë, 
Që bie qytetërinë,
Gasthin e vëllazërisë,
Njerëzin' e miqësinë.
Naim Frashëri

Përmbi za që lëshon bylbyli 
Gjuha shqype m’shungullon 
Përmbi erë që nep zymbyli 
Pa da zemrën ma ngushllon. 

Njikto gjuhë që jam tuj ndie,
Janë të bukra me themel, 
Por prapë kjo si diell pa hije
Për mu t'tanave iu del.
Ndre Mjeda



Gjuha: shpirti i shenjt’ i kombit, 

që kalon dyke kënduar! 
Gjuha: zjarr ku djeg me dritë 
një mendim i frymëzuar! 

Gjuha: afsh’ i gjall’ i jetës! 
shpat’ e ndritur e lirisë! 
Gjuha: yll’ i vjershërisë! 
Gjuha: Verb’ i Perëndisë! 
Lasgush Poradeci


Në gjuhë shqype nanat t’ona 

Shi prej djepit na kanë thanun, 
Se asht nji Zot, qi do t’a donna: 
Njatë, qi jeten na ka dhanun;  

Pra, Shqyptarë, çdo fes qi t’jini, 
Gegë e Toskë, malci e qyteta, 
Gjuhen t’uej kurr mos t’a lini, 
Mos t’a lini sa t’jetë jeta, 
Gjergj Fishta

LAJM I FUNDIT

 “UDHA E SHKRONJAVE” përzgjidhet Shkollë Pilot e Kembrixhit për programin Cambridge Global Perspectives, Primary & Secondary 1.

Kliko banerin për më shumë: 

 

 

 


Olimpiada XVI Kombëtare e Gjuhës Shqipe është një nga katër garat që zhvillohen duke filluar që nga parashkollorët e deri në klasën e nëntë, krahas “kompetencës globale” që futet sivjet,“matematikës” që ka qenë e para me të cilën filloi olimpiada në vitin 2000 dhe “shkencës”.

Sivjet kjo olimpiadë do të zhvillohet në dy faza: në fazën e parë përgatitore përgatitja dhe testimi do të jetë online. Në fazën finale 1-9 qershor 2016, nxënësit vijnë në Tiranë dhe kryejnë tezën nga ora 9:00 deri në orën 10:00. Nxënësit parashkollor e zhvillojnë në 23 prill 2016.

Programi i Olimpiadës mbështetet kryesisht në programin e Ministrisë së Arsimit, por ka edhe disa shtojca nga Olimpiada Kombëtare. Shtojcat kryesisht qëndrojnë në poezitë që duhet të mësojnë nxënësit që në shumicën e tyre janë nga poetë shqiptarë me përjashtime të rralla nga autorë të huaj.

 

Olimpiada Kombëtare e Gjuhës Shqipe ka ndihmuar thellësisht zhvillimin e gjithanshëm të nxënësve. 
“Udha e shkronjave” është një shkollë shqiptare dhe njëkohësisht edhe një Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit. Ajo është e ndërgjegjshme për rreziqet që i kanosen gjuhës shqipe dhe për përkujdesjen e madhe që kërkohet që nxënësit ta ruajnë të pastër dhe me themele të forta, të cilat vendosen vetëm me shumë dituri nga shkolla.

Ne jemi shumë të gëzuar që këto themele të forta vendosen kryesisht në nxënësit e shkëlqyer që pastaj ata të mund të bëhen shembull frymëzimi për të tjerët.

 

Nga se mund të rrezikohet gjuha shqipe e nxënësve të shkëlqyer?

Orët e gjata të mësimit të gjuhës së huaj mundet të ndikojnë që një nxënës i shkëlqyer të shfaqë dobësi në gjuhën shqipe. Mësimi dhe leximi në gjuhë e huaj, kryesisht anglisht, është një vlerë e jashtëzakonshme për nxënësit e shkëlqyer dhe për çdo njeri, por gjatë kësaj kohe është plotësisht e mundur që të anashkalohet leximi shqip, gramatika dhe drejtshkrimi shqip. Është plotësisht e mundur “mosgjetja e fjalës së duhur shqip” e devijimit të strukturave, e pranimit të fjalëve të huaja, dhe për më shumë varfërimi i gjithanshëm në gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe është mjeti kryesor që mban të bashkuar kombin shqiptar. Mbi bazën e saj është formuar një kulturë e gjerë e shkruar, e folur, e kënduar, e cila përveçse pasuri shqiptare është edhe pjesë e pasurisë botërore. 

        

Projektet në kuadër të Olimpiadës Kombëtare të Gjuhës Shqipe

Botimi i librit të Gjuhës shqipe për nxënësit e Olimpiadës Kombëtare ka qenë gjëja më e rëndësishme. Libri nuk është ezaurues, por është i veçantë për nxënësit e Olimpiadës Kombëtare: njihen me veprën këshilluese të Naim Frashërit, me vlerësimet (poezitë) e poetëve shqiptarë kushtuar Naimit, me këshilla të Sami Frashërit, me 9 programet e gjuhës shqipe për Olimpiadën Kombëtare dhe me orientimin e shkollës "Udha e shkronjave" lidhur me vendin e edukimit me frymën e Rilindjes Kombëtare, disa shkrime nga Artur Shkurti që trajtojnë rolin e shkollës në lidhje me edukimin. 


LINKE PËR OLIMPIADËN E GJUHËS SHQIPE
Olimpiada e Gjuhës Shqipe
Programet e gjuhës shqipe
Regjistrimi në Olimpiadën Kombëtare
Vlerësimi në garën e gjuhës shqipe 
Literaturë për Gjuhën Shqipe 
Çfarë ndodh ditën e testit?

 

Kontaktet e shkollës së mesme