Staf
   Studentė
   Alumni
   Media
| Google+ |

 
       
KLASA 9 - CAMBRIDGE IGCSE
KLASA 10 - CAMBRIDGE IGCSE
DĖFTESA E LIRIMIT
DėFTESA CAMBRIDGE ICE
RREGULLORE, POLITIKA, NDIHMA NDAJ PRINDIT
QENDRA PėR ZHVILLIM PROFESIONAL
 
 

 


 

Rregullore, politika, ndihma ndaj prindit

HOMEPAGE

 

Përkujtimi i vëllezërve Frashëri - 25 maj


DISA NGA PARIMET E SHKOLLËS “UDHA E SHKRONJAVE”
 
§  Shkolla “Udha e shkronjave” është një shkollë private shqiptare laike.
 
§  Në çështjet fetare ne mundohemi që nxënësit të kenë pikëpamjen e Rilindjes Kombëtare, e cila është shprehur në veprat e rilindasve që tashmë janë pjesë e kulturës sonë kombëtare, duke veçuar kryesisht Naim Frashërin dhe Sami Frashërin.
 
§  Shkollimi etik në shkollën “Udha e shkronjave” bëhet sipas përmbajtjes së librave “Besa, feja ime, e fëmijeve të mi dhe e bujarëve shqiptarë” dhe “Gjuha shqipe”, që janë përmbledhje të poetëve shqiptarë që nga shekulli XIX e deri më sot.
 
§  Familjet që sjellin fëmijët në shkollën tonë duhet të respektojnë orientimin thuajse fetar të shkollës që është Besa e Bujarëve Shqiptarë.
 
§  Shkolla është e hapur ndaj besimeve dhe institucioneve të tjera fetare të njohura me ligj dhe nuk mungon të njohë nxënësit  me historikun por edhe vlerat e secilës fe dhe të qytetërimeve që ngrihen mbi bazën e secilës prej tyre me synimin që t’i bëjë ata më shumë të ditur dhe të hapur duke luftuar formimin e njëanshëmmendjen e mbyllur dhedogmatike.
 
§  Simbolet fetare mund të mbahen vetëm në kuadrin e një logoje dhe një varëse modeste dhe jo me synimin e propagandës, por si një send adhurimi me motive personal, por kurrë nuk mund të jenë të një madhësie të tillë prioritare që tërheq menjëherë vëmendjen e të tjerëve. Interpretimi i vetëm ekskluziv (përjashtues) lidhur me mbajtjen e një simboli fetar në shkollë nga ana e një nxënësi ose e një sjellje të caktuar me përmbajtje fetare i takon drejtorisë së shkollës “Udha e shkronjave”, interpretim të cilin ia komunikon familjes dhe që merr masat e duhura.
 
§  Shkolla njeh Besën e Bujarëve Shqiptarë  [që është nocioni për mësimet e nxjerra në lidhje etikën, besimin ose me trajtimin e fesë dhe institucioneve fetare nga Rilindja Kombëtare (shek.XIX dhe fillim shek.XX)] si prioritare në raport me besimet e tjera fetare të njohura nga ligji dhe “shkollën shqipe” si Faltore të Bujarëve Shqiptarë dhe “mësuesin e saj” si prioritar në raport me institucionet e besimeve të tjera fetare dhe klerikët përkatës.
 
§  Shkolla “Udha e shkronjave” është një shkollë me demokraci të brendshme sipas kuptimit më të gjithpranuar të këtij nocioni.
 
§  Vlerat kryesore etike të cilat edukon shkolla janë humanizmi dhe patriotizmi.
 
§  Shkolla “Udha e shkronjave” nuk ka një uniformë të sajën. Në shenjë respektimi të traditës uniforma kërkohet vetëm në klasën e parë. Besojmë që praktika që veshja të jetë në dorë të nxënësve ndikon më pozitivisht në humorin e tyre të përditshëm dhe në shijet artistike në fushën e modës. Por shkolla mund të diskutojë me nxënësin dhe familjen rreth një stili që ajo mund ta interpretojë si teprim apo diçka të papërshtatshme për kushtet e shkollës. Këto diskutime kanë kryesisht synimin e bindjes së nxënësit.
 
§  Disiplina në shkollën “Udha e shkronjave” sigurohet në radhë të parë nga niveli mjaft i mirë i nxënësve dhe i stafit të saj. Disiplina që duam është ajo që është e ndërgjegjshme dhe që rezulton në pak masa për shkelje të disiplinës.
 
§  Nxënësit respektojnë mësuesin dhe ruajnë të drejtën të bëjnë vërejtje dhe të drejtojnë ankesa, të cilat shqyrtohen nga drejtoria.
 
§   Nga të gjitha praktikat për ruajtjen e vlerave të rregullores, na duket më e përshtatshme vendosja pikëve standard për të gjithë në fillim të vitit dhe heqja apo shtimi i tyre për t’i dhënë një ide nxënësit lidhur me vlerësimin e sjelljes së tij.
 
§  Masat disiplinore për sjellje jo të mirë ose shkelje të rregullores përfshijnë “vërejtjen nga mësuesi”, “vërejtjen nga drejtoria”, “heqjen e pikëve”, “paralajmërimin për përjashtim nga shkolla në një periudhë të shkurtër”, “përjashtimi për 1,2 ose 3 ditë ose 1 javë nga shkolla”, “përjashtimin përgjithmonë nga shkolla”. “Përjashtimi përgjithmmonë nga shkolla” vlen në rastet kur drejtoria e sheh të pamundur që të ruajë unitetin e nxënësve dhe të komunitetit dhe vlerat e sjelljes në shkollë, kur sheh të kërcënuar sigurinë e komunitetit të saj, dhe në raste të veçanta të paparashikuara.  Masat disiplinore rregullohen me rregullore të veçantë.
 


 

Kliko foton për t'u njohur me Kartën e Performancës



 

 

Më poshtë keni ecurinë e 14 viteve shkollim tek "Udha e shkronjave" sipas programeve të Kembrixhit.
Kliko logot për të marrë më shumë informacion rreth programeve dhe e kualifikimeve të Kembrixhit




UDHA E SHKRONJAVE 
tashmë edhe shkollë e mesme.
Djathtas shpjegimi i shpërndarjes
së paketave mësimore të Kembrixhit
Parashkollor 
plus Fillore deri
në klasa 5
6 vite
Klasa 6,7,8

3 vjet
 Klasa 9,10

3 vjet
 Klasa 11,12,13

3 vjet
  CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS   Cambridge Primary Cambridge Secondary 1 Cambridge IGCSE Cambridge A Level

Kliko foton