Staf
   Studentė
   Alumni
   Media
| Google+ |

 
       
KLASA 11 - CAMBRIDGE AS LEVEL
KLASA 12 - CAMBRIDGE A LEVEL
KLASA 13 - CAMBRIDGE A LEVEL
APLIKIMI Nė UNIVERSITET
PRANIMI Nė Tė MESMEN
NJOHJA NDėRKOMBėTARE E KUALIFIKIMEVE TONA
 
 

 


 

Aplikimi në Universitet Ndërkombëtar

HOMEPAGE

 

Të dashur nxënës, të dashur prindër, 

Më poshtë keni të përmbledhur procesin e aplikimit në Universitetin e Kembrixhit dhe në atë të Oxfordit. Ne kemi marrë pikërisht këto dy universitete si dy nga universitetet e toplistës botërore (Kembrixhi i dyti dhe Oxfordi i pesti për këtë vit, sipas http://www.topuniversities.com/). 

Një nga opinionet paragjykuese që vjen nga tradita e dobët e shkollave shqiptare për të qenë konkurruese në botë është "shumë lart po synoni". Duhet saktësuar se shkolla jonë e mesme "Udha e shkronjave" është në vijim të punës së shkëlqyer në 9-vjeçare e cila ka arritur rezultate të shkëlqyera në Cambridge IGCSE, në vitin 2015 dhe 2016 dhe Cambridge IGCSE është pararendësi i Cambridge AS and A Level.  

Më poshtë keni citimet nga faqja zyrtare e Universitetit të Kembrixhit, (dokumenti AS and A Levels typical offers and requirements) dhe fill pas çdo citimi keni komentin që tregon plotësimin e këtyre kërkesave nga ana e shkollës sonë të mesme. 

 

Ofertat tipike AS dhe A Levels dhe kërkesat

CITIM NGA UNIVERSITETI I KEMBRIXHIT: Kandidatët duhet të zgjedhin një kombinim të lëndëve të niveleve AS dhe A Level që japin një përgatitje shumë të mirë për kursin e universitetit.

  Koment: Shkolla e mesme "Udha e shkronjave" ka pikërisht programet AS dhe A Level në lëndët: matematikë, fizikë, kompjuter, anglisht, gjermanisht, kontabilitet, drejtim ndërmarrjeje. 

 

CITIM NGA UNIVERSITETI I KEMBRIXHIT: Aplikantët për në Universitetin e Kembrixhit studiojnë zakonisht katër ose pesë AS Levels në vitin e 12 dhe ne presim nota të mira A në ato lëndë. Tutorët e Pranimeve shohin mesataren e rezultateve në tre lëndët më të mira të aplikantit të nivelit AS Level (aplikantëve nuk u kërkohet të arrijnë 90 për qind ose më sipër në të gjitha modulet). Aplikantët që kanë pesë lëndë nuk do të kenë përparësi në krahasim me ata që kanë katër.

  Koment: Shkolla jonë e mesme është e përqëndruar në më shumë se 5 lëndë kryesore. Sivjet ne hedhim bazat e këtyre lëndëve në IGCSE dhe kemi një vit kohë për të diskutuar bashkë me nxënësit rreth preferencave të tyre për t'u fokusuar në 3 ose 4 prej tyre në nivelin AS (viti i dytë) dhe A Level (viti i tretë). 

 

CITIM NGA UNIVERSITETI I KEMBRIXHIT:   Të gjithë aplikantëve u kërkohet të raportojnë (në Supplementary Application Questionnaire) rezultatet e të gjitha moduleve AS dhe A Level që janë marrë deri në atë datë, të certifikuara ose jo. Kolegjet nuk do të bëjnë oferta të pakushtëzuara vetëm mbi bazën e notave të marra në nivelin AS. Shumica e aplikantëve studiojnë tre ose katër lëndë A Level. Kjo zakonisht është e mjaftueshme për të treguar gjerësinë e interesit dhe aftësinë për të menaxhuar një varg detyrash të larmishme akademike. Ne preferojmë që aplikantët të zhvillojnë njohuri të gjera dhe të thella të lëndëve që lidhen me aplikimin në kursin e zgjedhur sesa të grumbullojnë lëndë të tjera A Level. 

 

 Koment: Asnjë shkollë tjetër e mesme shqiptare nuk ofron një kalendar real të përputhur me Kembrixhin. Të dorëzosh notat AS ose A Level, do të thotë të bësh mësimin dhe të japësh provimet në kohën që kjo kërkohet nga Cambridge International Examinations, bordi kryesor vlerësues në botë të niveleve AS dhe A Level. Cambridge International Examinations është e shkollës "Udha e shkronjave". Ne jemi një Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit, regjistruar si qendra AL007. 

 

CITIM NGA UNIVERSITETI I KEMBRIXHIT: Oferta tipike e kushtëzuar A Level për lëndët e artit dhe për Shkencat Psikologjike dhe të Sjelljes për 2015 do të jenë A*AA. Oferta tipike e kushtëzuar A Level për lëndët shkencore (duke përjashtuar Shkencat Psikologjike dhe të Sjelljes) për 2015 do të jenë A*A*A. Në shtete ku nuk ofrohet nota A* në A Level tre nota A do të jenë të pranueshme. Disa aplikantëve mund t'u kërkohen oferta më të vogla dhe disa të tjerëve më sfidues. Aplikantëve mund t'u kërkohet të marrin A* në një apo më shumë lëndë varësisht nga rrethanat individuale.

 

 

 Koment: Kjo është the thembra e Akilit e procesit mësimor: CILËSIA që shprehet me notat e marra në lëndët që jepen provim ndërkombëtar të Kembrixhit. Këtu mësuesit dhe nxënësit duhet të bëjnë një punë të shkëlqyer që të arrijnë të marrin vlerësimet që duhen për të aplikuar në universitetete të sërës së lartë. Ne kemi besim se shumë nxënës do t'ia arrijnë objektivave për nota A dhe A*, por duhet theksuar që universitetet e tjera që janë më poshtë listës botërore kanë kërkesa që fillojnë nga nota C, ndaj nuk do të quhet që puna vlen vetëm nëse merret A ose A*. Ne kemi besim që do të kemi rezultate të larta si shkollë dhe kjo është e bazuar në rezultatet që morëm në provimet Cambridge IGCSE, ku në 20 provime patëm mesataren notën A, ku 9 nga provimet dolën A*. 

 

CITIM NGA UNIVERSITETI I KEMBRIXHIT: 

* Të menduarit kritik në nivelin A Level nuk konsiderohet një lëndë e tretë e pranueshme për asnjë kurs në Kembrixh. Ndërkohë ajo shihet si një shtesë e vlefshme në portofolin tuaj të kualifikimeve si një lëndë e katërt AS ose A Level, pak mundësi ka të jetë pjesë e një oferte të kushtëzuar.

* Aftësitë Kyçe (Key Skills) dhe Studimet e Përgjithshme nuk kërkohen ose nuk përfshihen në vlerësimin akademik.

* Ne presim që studentët të kalojnë vlerësimin praktik në Shkencën A Level.

 

 Koment: Ne do të zhvillojmë në shkollë si lëndë Cambridge Global Perspectives që konsiderohet sot si zhvillimi më pozitiv në fushën e kurrikulës. Një lëndë që nuk hyn në treshen e lëndëve që përbëjnë një ofertë, por që hyn në lëndën mbështetëse për të formuar portofolin e nxënësit. 

 

Për më shumë informacione lexoni "Cambridge AS/A Level Requirements - The Facts"


Aplikimi në Cambridge 

King's College Cambridge

Pesë hapa të thjeshtë

Nëse doni të aplikoni në Kembrixh, procesi është në shumë gjëra i ngjashëm me atë të universiteteve të tjera. Megjithatë, në Kembrixh procesi fillon më herët për të patur kohë për të mbledhur dhe për të shqyrtuar të gjithë informacionin e aplikimit. Ky seksion ju jep orientime mbi ecurinë.

1. Kursi

CITIM NGA UNIVERSITETI I KEMBRIXHIT: Ju planifikoni të studioni lëndën në një nivel shumë të lartë për disa vjet kështu që duhet të siguroheni që keni zgjedhur një kurs për të cilin jeni personalisht i interesuar dhe që studimin e të cilit e gëzoni vërtet!

Për më shumë
  

  LIDHJA ME SHKOLLËN TONË TË MESME: Në shkollën tonë të mesme  lëndët matematikë, fizikë, njohuri kompjuteri, global perspectives, anglisht, gjermanisht, kontabilitet, drejtim ndërmarrjeje do t'ju japin shumë mbështetje pasi përmbajtja e këtyre lëndëve si mësohen tek ne janë hartuar nga vetë Kembrixhi për të qenë të përputhura me kërkesat jo vetëm të Universitetit të Kembrixhit por edhe të universiteteve më të mira në botë. Për nxënës që synojnë edhe lëndë të tjera që nuk janë parashikuar në kurrikulën e shkollës kjo do të bëhet e mundur përmes kurseve të veçanta individuale. Ne do të merremi me planin e secilit. Le të diskutojmë që tani. Ne jemi gati për këtë. 

 

 

2. Kolegji

CITIM NGA UNIVERSITETI I KEMBRIXHIT: Ku doni të jetoni kur të jeni në Kembrixh? Ju mund të përcaktoni nëse keni një kolegj të preferuar ose të bëni një aplikim të hapur.

Për më shumë
 

  LIDHJA ME SHKOLLËN TONË TË MESME: Kjo është një detyrë me natyrë specifike në çastin e aplikimit, që do të varet nga zgjedhja personale, e cila do të jetë shumë e informuar edhe nga shkolla jonë. 


3. Apliko

CITIM NGA UNIVERSITETI I KEMBRIXHIT: Plotëso dhe regjistro online aplikimin tënd në UCAS  nga data 15 Tetor – kodi i institucionit është  CAM C05. Menjëherë pas kësaj, regjistro (Pyetësori shtesë për aplikimin) Supplementary Application Questionnaire (SAQ) – disa pyetje shtesë që kërkojnë informacion që nuk përfshihen në aplikimin tuaj UCAS që ndihmojnë Kembrixhin. 

Ju gjithashtu duhet të plotësoni dhe të regjistroni Aplikimin Paraprak Online të Kembrixhit - Cambridge Online Preliminary Application (COPA) nëse jetoni/ndiqni një shkollë/kolegj jashtë BE-së në kohën e aplikimit dhe/ose ose jeni duke aplikuar për bursë Organ Scholarship. Ka gjithashtu një formular aplikimi tjetër nëse jeni duke aplikuar për Graduate Course in Medicine.

Pavarësisht se nga jeni, ju mund t’ju kërkohet kopje e përkthyer e rezultateve të shkollës. Gjeni më shumë informacione në kërkesat për kopjen e rezultateve (transcript requirements).

Afate të tjera aplikimi zbatohen për ata që dëshirojnë të intervistohen në shtetet e tjera, dhe për disa aplikantë të rritur mature applicants.

Nuk është i mundur aplikimi në të dy universitetet e Kembrixhit dhe të Oxfordit në të njëjtin vit.

 

  LIDHJA ME SHKOLLËN TONË TË MESME: Në të gjitha këto procedura që mund të rezultojnë të ngjashme edhe për universitetet e tjera shkolla e mesme "A Level" do të mbështetë, orientojë dhe realizojë në kohën e duhur kërkesat teknike. 

 

4. Intervista

Çdokush me një shans të vërtetë për t’iu ofruar një vend ftohet për një intervistë. Kjo përfshin më shumë se 80 për qind të aplikantëve çdo vit.
Për më shumë

 

  LIDHJA ME SHKOLLËN TONË TË MESME: Edhe intervista kërkon një përgatitje nga ana e shkollës. Bashkëpunimi ynë do të jetë i ngushtë edhe me institucione më të specializuar në Angli lidhur me "provat e intervistave" që sigurisht nuk mund të jenë ezauruese, por që i krijojnë sigurinë nxënësit për paraqitjen e tij, nëse ka fatin të jetë në nxënësit e intervistuar.

5. Vendimi

Kembrixh do t’ju njoftojë për vendimin e tij para fundit të janarit.
Për më shumë

 

 

  LIDHJA ME SHKOLLËN TONË TË MESME: Aplikimi në universitetet e toplistës botërore do të jetë një kënaqësi për çdo nxënës të gjimnazit, pasi aplikimi bëhet veç kur i plotëson kushtet dhe kushtet e këtyre universiteteve janë mjaft të larta. Ndaj edhe sikur nxënësi të mos fitojë në këto universitete, ai me siguri do të pranohet në universitete që janë pak më poshtë në listën botërore por shumë më lart se mesatarja dhe jashtëzakonisht më lart se pozicioni i universiteteve shqiptare. 

 

Aplikimi në Oxford

Oxford

Afati për aplikantët që duan t’i fillojnë studimet në Oxford në 2016 në nivelin bachelor (ose hyrje e shtyrë në 2017) është 6md koha në Mbretërinë e Bashkuar në 15 tetor 2015.

 

1. Aplikimi në UCAS

Regjistrohu ndërmjet 1 shtatorit dhe 15 tetorit në www.ucas.com.

 

2. Testet

Për shumë kurse, ju duhet t’i nënshtroheni një testi si pjesë e aplikimit. Luteni të vini re që regjistrim i veçantë kërkohet për të gjitha testet.

 

3. Punë me shkrim

Për shumë kurse, ju duhet të dërgoni një punë me shkrim si pjesë e aplikimit tuaj.

 

4. Intervista

Nëse ju jeni në listën paraprake, do të ftoheni për një intervistë në dhjetor.

 

5. Vendimet

Kandidatët e listës paraprake do të njoftohen nëse aplikimi i tyre ka qenë ose jo i suksesshëm në fillim të Janarit.

 

How to apply

 





UDHA E SHKRONJAVE 
tashmë edhe shkollë e mesme.
Djathtas shpjegimi i shpërndarjes
së paketave mësimore të Kembrixhit
Parashkollor 
plus Fillore deri
në klasa 5
6 vite
Klasa 6,7,8

3 vjet
 Klasa 9,10

2 vjet
 Klasa 11,12,13

3 vjet
  CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS   Cambridge Primary Cambridge Secondary 1 Cambridge IGCSE