Cambridge
   International
   School
   * * * * *
| Google+ |

 
       
KLASA 6 - REGJISTROHU
KLASA 7 - REGJISTROHU
KLASA 8 - REGJISTROHU
PROGRAMET: CAMBRIDGE SECONDARY 1
PRANIMET Nė CIKLIN 2
MėSIMI I GJERMANISHTES
PROGRAMET SHTETėRORE 6-9
 
 

 


 


MËSIMI I GJERMANISHTES

Duke filluar nga klasa e gjashtë, në shkollën tonë zhvillohet edhe mësimi i gjermanishtes, si gjuhë e dytë e huaj pas anglishtes. Zhvillimi i mësimeve në zotërimin e gjuhës gjermane, u jep nxënësve të shkollës "Udha e shkronjave" garancinë që në të ardhmen ata të mund të shohin veten të mësojnë pranë universiteteve apo institucioneve të tjera arsimore gjermane, të cilat shquhen edhe për cilësi dhe edhe për kosto shumë të lirë. 


Studimi i një gjuhe të dytë të huaj është edhe një nga kërkesat e Cambridge International Examinations

Synimet e shkollës janë që në fund të klasës së nëntë një nxënës të ketë nivelin B1 në zotërimin e gjuhës gjermane. 
Kujtojmë se nivelet e zotërimit të gjuhës së huaj fillojnë me A1, A2 (niveli elementar) vijojnë me B1 dhe B2 (mesatar dhe mbimesatar) dhe përfundojnë me C1 dhe C2 që janë nivelet e avancuara apo të përkryera të zotërimit të gjuhës së huaj.

 

Metoda me të cilën punojmë është PLANET, dhe Beste Freunde nga botuesi Hueber Verlag

 

Certikata Cambridge IGCSE për programin German as a Foreign Language (0525). do të mund të jepet duke filluar nga viti 2019 (klasa e nëntë që kemi aktualisht, në përfundim të vitit të parë)

Të interesuarit të na kontaktojnë. Shkolla "Udha e shkronjave" është e licensuar nga Cambridge International Examinations për të realizuar provimet IGCSE. 

 

Metoda gjermanisht    

 

ALLES GUTE

Një nga metodat më të njohura në Shqipëri është kursi televiziv Alles Gute, që u transmetua 

edhe nga televizioni shqiptar. Më poshtë keni 12 mësimet e para. 

     
     

 

 


Klikoni banerin për t’u njohur me programin botëror pilot

Cambridge Global Perspectives 


 

Kontaktet e shkollës së mesme