Staf
   Studentė
   Alumni
   Media
| Google+ |

 
       
KLASA 9 - CAMBRIDGE IGCSE
KLASA 10 - CAMBRIDGE IGCSE
DĖFTESA E LIRIMIT
DėFTESA CAMBRIDGE ICE
RREGULLORE, POLITIKA, NDIHMA NDAJ PRINDIT
QENDRA PėR ZHVILLIM PROFESIONAL
 
 

 


 

Qendra për Zhvillim Profesional

Mesues


Zhvillimi profesional i mësuesve dhe i stafit drejtues të shkollës "Udha e shkronjave" ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e nxënësve. Zhvillimi ynë profesional është i ndikuar shumë nga bashkëpunimi me qendrën për zhvillim profesional të Cambridge International Examinations. Natyra e kualifikimeve varion sipas përvojës së mësuesit apo nevojave të tij dhe lidhet sa me të qënit mësues në përgjithësi aq edhe me lëndën konkrete që ai mëson. 

Viti 2015 do të mbahet mend në historinë e shkollës për krijimin e Qendrës për Zhvillim Profesional

Një nga ngjarjet më të mëdha të përbotshme është Konferenca e Shkollave të Kembrixhit, ku shkolla "Udha e shkronjave" mori pjesë në 3-5 shtator 2014.




KONFERENCA E SHKOLLAVE TË KEMBRIXHIT

Me temën “Frymëzimi i mësimdhënies, frymëzim i mësimnxënies”, në 3-5 shtator 2014, u zhvillua Konferenca e Shkollave të Kembrixhit, në Homerton College, Cambridge organizuar nga Cambridge International Examinations, departament i Universitetit të Kembrixhit. 

Në këtë veprimtari mori pjesë edhe z.Artur Shkurti, drejtor i shkollës “Udha e shkronjave”.

U paraqitën në këtë konferencë metoda të shkëlqyera mësimdhënie që i bëjnë nxënësit të sigurt, reagues, reflektues, krijues dhe të preokupuar. Konferenca provokoi diskutime rreth asaj se çfarë mund të bëjnë mësuesit dhe nxënësit për të përmirësuar praktikat profesionale, dhe për të ofruar ide praktike që pjesëmarrësit mund t'i bëjnë të tyret dhe t'i përçojnë në shkollat nga vijnë. 
Pyetjet që patën vëmendje gjatë konferencës: 
Çfarë do të thotë në teori dhe praktikë "të mësuarit se si të mësojmë"? Cilat praktika mësimdhënieje janë më të frytshme që t'i mësojnë nxënësit se si të mësojnë që të jenë të sigurt, reagues, reflektues, krijues dhe të preokupuar? Si sigurohemi që zhvillimi i kapaciteteve për mësim gjatë gjithë jetës i ndihmon nxënësit të arrijnë rezultate të larta në testimet me "stekë të lartë"? Si shfaqet mësimi i shkëlqyer në disiplina akademike të caktuara? Çfarë është duke bërë Kembrixhi me kualifikimet, testimet dhe zhvillimin profesional të mësuesve për të mbështetur zhvillimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës?

Vlerat e konferencës qëndruan jo vetëm në atë që sollën lektorët por edhe në reflektimet dhe sugjerimet e kandidatëve. 





 

 

Me z. Paul Bullen-Smith, 
drejtues i zhvillimit të programit 
Global Perspectives, me të cilën patëm 
një seminar rreth aftësive të shekullit 21.
Global Perspectives është një program i ri 
i Cambridge International Examinations 
që synon krijimin e aftësive që lidh studimet
akademike me jetën praktike.


 

 

Pritja e 200 delegatëve të Konferencës së Shkollave të Kembrixhit u bë në St John's College, 
nga më të vjetrit në Kembrixh, themeluar në 1511.
Delegatët marrin materialet e Konferencës. 
 
Charlie Gilderdale & Mark Winterbottom mbajtën temën 
"Frymëzimi i mësimdhënies: mësime nga Matematika dhe Shkenca"
Me Sanjay Mistry, menaxher produkti (Shkencë) për projektetet e vlerësimit, 
pas seminarit "Teknologjia në Vlerësim".
Me Ron Pickering, autorin e tekstit IGCSE Biology për programin e Kembrixhit IGCSE Biology 0610, 
në seminarin e ofruar nga Oxford University Press, pjesë e Konferencës së Shkollave të Kembrixhit
Tristian Stobie, drejtor për Edukimin në Cambridge International Examinations 
 
Me Martin Nuttal, drejtor për Europën në Cambridge International Examinations.
Seminari "Teknologjia në vlerësim"
Dita e dytë e Konferencës iu kushtua temës "Frymëzimi i mësimnxënies" me mësime nga artet, 
gjuhët dhe shkencat shoqërore. Në foto Terry Cook, drejtor testimesh për në lëndët e ekonomisë për nivelin AS
Helen Rees-Bidder, mësuese e letërsisë angleze prej 27 vitesh, diplomuar në Kembrixh, 
mbajti një leksion mbresëlënës lidhur me frymëzimin e mësimdhënies në lëndën letërsi anglese.
Paneli i diskutimit me temë "Si e ekuilibrojmë të mësuarin për të kuptuar me të mësuarin për kualifikim"

Michael O' Sullivan, Drejtor Ekzekutiv i Cambridge International Examinations, prej prill 2013.
Më parë ka qenë drejtor i Cambridge Trust dhe Sekretar i Përgjithshëm 
i Dhomës së Tregtisë së Bashkimit Europian në Kinë, drejtor i British Council në Kinë. 
 
 
 
 

 

 


Më poshtë keni ecurinë e 14 viteve shkollim tek "Udha e shkronjave" sipas programeve të Kembrixhit.
Kliko logot për të marrë më shumë informacion rreth programeve dhe e kualifikimeve të Kembrixhit




UDHA E SHKRONJAVE 
tashmë edhe shkollë e mesme.
Djathtas shpjegimi i shpërndarjes
së paketave mësimore të Kembrixhit
Parashkollor 
plus Fillore deri
në klasa 5
6 vite
Klasa 6,7,8

3 vjet
 Klasa 9,10

3 vjet
 Klasa 11,12,13

3 vjet
  CAMBRIDGE INTERNATIONAL EXAMINATIONS   Cambridge Primary Cambridge Secondary 1 Cambridge IGCSE Cambridge A Level

Kliko foton